• |
ide | kryesore

Omonia: Certifikatat e pronësisë që jep Rama në Himarë janë fallco

Arkiva, Lajme, Të fundit


Omonia deklaroi se shpërndarja e vërtetimeve të pronësisë për shtëpi në Himarë është gënjeshtra e radhës e pushtetit të Edi Ramës.

Sipas Omonias, ato që shpërndahen janë letra fallco. Omonia e sheh këtë veprim të qeverisë si tentativë për manipulim të elektoratit.

Reagimi:

OMONIA Himare denoncon sot me vendosmeri dhe i ben me dije opinionit publik dhe votuesve se shperndarja e vertetimeve te pronesise per shtepite e vjetra banoreve dhe votuesve Himariote eshte genjeshtra e rradhes e pushtetit te kalbur e te korruptuar per te mashtruar votuesit Himariote.
Keto vertetime pronesie te shperdara nga Kandidati qe ka kapercyer 3 here ylberin ne politike vetem e vetem qe te jete brenda ne “tepsi” jane fiks si jeta e tij politike, nje miks mashtrimesh e premtimesh te pa mbajtura. Keto vertetime pronesie nuk jane certifikata pronesie, jane letra fallco!
Keto vertetime te leshuara ne prag zgjedhjesh jane gjithashtu vepra penale ne seri, ndikim I paligjeshem ndaj zgjedhesve dhe manipulim i elektoratit.
Keto vertetime pronesie per shtepite e vjetra jane nje fllucke elektorale. Shtepite e Himarioteve jane aty prej qindra vitesh. Ska Zot ti luaje nga vendi e ska Tave Pushteti qe ti ve ne dyshime!
Pushteti dhe Kandidati “fake” te ndajne certifikatat e pronave te Himarioteve qe ne fakt deri tani nuk kan dhen asnje. Te deklarojne qe sjane vegla te Oligarkeve, qe me urdherin e tyre hapin porten e Kakomese per ta mbyllur prape ne daten 5 Gusht!
Aleanca e Hajduteve per Bashkine Himare u pa dhe u provua nga suporti I lalit te Tiranes te ardhur ne Jale per ti vene syrin pronave te Himarioteve autoktone!
Ky eshte modeli …. Hajduti suporton genjeshtarin!
Himariote, mos harroni !! Keta hajdute nuk thone genjeshtra!
Keta jane vete genjeshtra!
Ju po e shihni vet me ke po dalin te bejne fushate e te kerkojne vota!

OMONIA HIMARE


4 Comments

  1. Kaps.Andi eshte vertet zedhenese e antishqiptarizmes. Per inat te vjerres gjithmone. Bravo Andushke je vorio-epirot i vertete.

  2. Të japësh një lajm pse ka origjinë nga Omonia patronazhistët të vënë damkën armik I popullit njësoj si enveristët në diktaturë. O paçavure njerëz Omonia është një organizëm ligjor dhe anëtarët e saj janë nën shtetas shqiptarë!! A po su vjen mirë për atë vërtetë që thonë për kumandarin hajdut tuajin Ramën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *