• |
ide | kryesore

Plarent Ndreca në SPAK për tenderat e rindërtimit të komisariateve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë të mazhorancës qeverisëse. Kapitali ka mësuar se Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca.

Burime i thanë Kapitalit se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Në vitin 2019, zoti Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion.
Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të cilit organi auditues bëri edhe kallëzim në SPAK.

Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën për më shumë se 1 orë e gjysmë në pyetje ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim nga SPAK.

Por nëse Lleshaj është thirrur si person në dijeni, ish sekretari i tij i përgjithshëm duket në pozita më të vështira në raport me hetimin e SPAK./Kapital.al


9 Comments

  1. Ah më së fundi!! Njeriu më negativ. Është dhe anëtar i komisionit Tims dhe shumë aktiv për të zgjatur hetimet.

  2. Kenge per Plarentin
    (teksti dhe muzika Elisa e Skenderbeut kendojne Ekisa me Mimin_

    O Plarent mor djale i ri

    Vodhe boll neper ministri

    tash ke radhen me u ba fli

    Se keshtu do nena parti.

    Ne cdo post qe u caktove

    Vodhe vodhe vetem voldhe

    Deri tash bukur ja “hodhe”

    Por tash ke radhen me u ba fli

    se keshtu don nena Parti.

    Neper studio boll je mundue

    T’zezen t’bardhe me na tregue

    Po tash ke radhen me u ba fli

    Se keshtu do nena parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *