• |
ide | kryesore

Atentati në Memaliaj, del foto e makinës së autorëve pak para sulmit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Memaliaj mesnatën e së shtunës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë, pas një atentati të mirëorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi.

Viktima në këtë atentat mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, ndërsa është plagosur vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç. Si pasojë e breshërive kanë humbur jetën edhe Gledjon Muka, i cili punonte si kamarier në lokalin ku u qëllua dhe Marsel Çela, i cili ishte klient, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat.

Po ashtu nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMW, me targa gjermane, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë të paktën itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre.

Foto e mëposhtme tregon automjetin rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, pak sekonda para se autorët të qëllonin me breshëri. Dyshimet janë se krimi ëhstë realizuar nga vrasës me pagesë, edhe pse hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Policia është duke kërkuar në të paktën 4 qarqe mbi autorët e dyshuar të krimit që shkaktoi 3 viktima.

Dyshohet se objektiv i atentatorëve ka qenë Shyqyri Kalemi, i cili në momentin kur ndodhën të shtënat ishte me vëllain e tij në të njëjtën tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit. Pranë tyre në atë moment ndodhej edhe kamarieri, ndërsa klienti që mbeti i vrarë, ishte në pjesën e brendshme të lokalit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *