• |
ide | kryesore

Fermerët e Maliqit në protestë, policia i mbyt me gjoba

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dhjetëra fermerë të fushës së Maliqit bllokuan këtë të hënë segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz.

Shkak i kësaj proteste u bënë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat.

Nga fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, njëri prej tyre është gjobitur me shume 100 mijë lek te reja.

23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë gjoba për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.


13 Comments

  1. Policia drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku pjestar i grupit “Çiftelia” antar i ketij grupi ishte dhe nje vrases,shefit te Komisaritit te Kombinatit !
    Jane more mengjoba se drejtori i policise se Korçes nje bashkpunetor i Rilindjes po i shtynte fizikisht protestuesit,policia injorante, arrogante e kriminale !
    Te gjobisesh nje fermer se proteston me 1000000 lekete te vjetra ne kete dite tmerri zoti marrte hak mbi keto qenije te peshtira se si u ben dora te shkruajne gjoba te tilla e neser do te thone se me detyroj shefi a ku ta di une,keto meritojne ndeshkim vertikal nga lart poshte te gjithe ne te semes !!!

  2. Kane bere mire! Nuk behet proteste duke nderprere sherbimet publike! Perderisa ne qytetaret cmimet i blejme si ne Perendim, perse do i japin subvencionet ketyre. Apo te mbajne mercedesin afer shtepise..

  3. I paemer 13:08
    Ke te drejte qe flet keshtu se Zoti shikon dhe shume shpejt do te trokase gjoba te dera e shtepise tende.
    Suksese ne jete?

    1. Agimi ! Mua me mbajne 40% te rroges taksa dhe tatime.
      Fsharari nuk paguan asnje kacidhe.
      Administrata shteterore vjedh.

      Poshte komunizmi!

      1. Kuptohet qe qenke ripjells,po tatimet 40% nga rroga ti mban partia jote,shko provoje behu fermer dhe ti te dale zorra sumes qe mos te paguash tatime.
        Nuk keni turp ata punojn me djers dhe gjak dhe prodhimet w tyre flaken se hyjn prodhime nga jashte t2 cilat nuk i dime cfare cilesie jane.
        Cfare kerkojn fermeret?,mbrojtje nga shteti ne kohen e pikut te prodhimeve,.
        Ah sikur ta ndalonin prodhimin nje vite te gjithe cfare do kerkoje ti per te ngren more ripjells sufllaqexhi,turp🤮🤮🤮🤮

  4. Ky eshte shpopullimi. Shqiptaret do te ushqehen me ushqime Serbe. Do te hame ushqim nga kuzhina e hasmit( Serbise).
    Kanceri vazhdon te rritet fuqishem. Po nga na vjen?

    1. Serbi po ti vjedh parate e taksava apo shteti komunist!
      Duke gjetur armiq te jashtem harruam te vertetet.
      Morra pushken dola malit te luftoja per Atdhe, ku e dija une i shkreti se armiku ishim ne.

    1. Kjo zone ne te gjitha votimet qe jane zhvilluar qe nga 1946 ( nuk jam i sigurte per 1996) i a ka dhene voten Pksh, ppsh e pssh ( rilindjes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *