• |
ide | kryesore

(FOTO) Ky është njeriu i ri i amerikanëve për Ballkanin, zëvendëson Gabriel Escobarin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kasanof


Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Ai zëvendëson në këtë detyrë Gabriel Escobar.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit bëhet me dije se nga e premtja e 19 korrikut Kasanof është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë, siç thuhet në web-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Escobar

(Kasanof zëvendëson Gabriel Escobar)

DASH tregon se ai ka marrë çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.

Detyrat e Sashës në Washington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv, Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Europës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *