• |
ide | kryesore

“Je i paaftë të gjush” si nxiti dhunë Erion Veliaj në këshillin bashkiak

Arkiva, Kryesore, Lajme


Ka degraduar në sherr me grushta mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të hënë pasdite, kur këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe ai i Partisë Socialiste, Halit Valteri u kapën me njëri-tjetrin që në minutat e para, kur sapo nisi prezantimi i rendit të ditës.

Blushi dhe Valteri nuk kishin shfaqur ndonjëherë shenja hatërmbetjeje. Përkundrazi, në mbledhjet e kaluara, është vënë re që të dy kanë shkëmbyer në konfidencë ndonjë fjalë përtej llogoreve politike, duke qenë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë. Por kësaj radhe, janë përfshirë në një përplasje fizike për tekat e një të treti; Erjon Veliajt.

“Ti je i paaftë të gjush”

Këmbëngulja e Blushit për të marrë fjalën, kur kryebashkiaku Veliaj po fliste, e mërziti këtë të fundit. “Zonja kryetare me leje!” dëgjohet Blushi në mikrofon teksa kërkon fjalën në mbledhje. “Zonja kryetare me leje të lutem…!” vazhdon ai, ndërkohë që fliste Veliaj.

Nga shenjat e mërzitjes që shfaqi Veliaj reagoi më së pari Romina Kuko: “Z.Blushi të lutem po ndërprisni kryetarin! Po nuk ka kuptim tani. Z.Blushi lejoni të mbarojë kryetari!” dëgjohet të thotë kryetarja e këshillit bashkiak.

Por Blushi e kishte ndarë mendjen se do të fliste. Me një qetësi acaruese ai ka vazhduar “Po ju kërkoj me shumë mirësjellje fjalën, para se të dëgjojmë këtë këtu..” dëgjohet të thotë këshilltari i opozitës, që ka folur për disa sekonda pa mikrofon.

Deri kur Veliajt i humbi durimi. Në videon që transmetoi mbledhjen e këshillit bashkiak, ai shihet që ndal fjalimin në një moment tepër i nervozuar. është momenti kur i kthehet Blushit me provokime direkte për dhunë, që çuan më pas në përplasje fizike.

“Për mua mund të vazhdosh të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë edukate. Je në kryeqytet!” i ka thënë Veliaj.

Blushi dëgjohet që i përgjigjet nga salla: “Ju jeni të gjithë hajdutë!”, ndërsa Veliaj i kthehet flakë për flakë “Më ngatërron me atë me bllok në dorë! Më ngatërron më atë të bllokut! Më ngatërron me atë të bllokut!”

Në këtë moment, Blushi nuk dëgjohet se çfarë thotë. Ajo që kuptohet është se ai i hedh disa letra nga dosja me dokumeta që kishte mbi tavolinë. Situata është e ndezur dhe Veliaj kalon në nxitje të hapur të dhunës, duke i thënë: “E kupton se je i paaftë edhe të gjush? Je komplet i paaftë!”

Kuptohet se kur i tha këto fjalë, Veliaj ka qenë disa metra larg, i mbrojtur nga policët bashkiakë që qëndronin në gadishmëri pranë tij. Vini re se si Veliaj zgjedh ta acarojë akoma më tej situatën, duke iu drejtuar këshilltarit bashkiak me fjalët “ti nuk di as të gjush”. Në vend se të qetësojë situatën, për ta zgjidhur në një mënyrë të civilizuar, Veliaj ka provokuar dhunën.

Ka qenë ky momenti kur Halit Valteri ka marrë mesazhin nga shefi i tij dhe i ka folur duke provokuar Blushin.

Nën presionin e ngacmimeve të Veliajt që e quan të paaftë se nuk di të gjuajë, Blushi i është përgjigjur Halit Valterit me një të djathtë opozitare, që çoi në përleshje dhe në ndërprerjen e mbledhjes. është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa Halit Valteri në përfundim të mbledhjes ka shkuar në polici të bëjë denoncim.

Veliaj flet për rrugaçëri

Me sjelljen tipike të atij që hedh gurin dhe fsheh dorën, Erjon Veliaj ka folur për rrugaçëri në përfundim të mbledhjes. Blushin, e ka quajtur rrugaç dhe vandal.

“Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, shkruajti Veliaj në X.

Përpjekja e Blushit për të marrë fjalën në Këshillin Bashkiak janë pjesë e të njëjtës përpjekje që këshilltarët e opozitës kanë bërë prej muajsh për të vënë para përgjegjësisë Erjon Veliajn për skandalin e “5D”, drejtorëve të arrestuar të bashkisë. Në mënyrë paradoksale, kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në këshillin bashkiak të Tiranës. Në një mënyrë apo tjetër, Veliaj gjithnjë ka mbajtur një monolog dhe është larguar, duke u mbyllur gojën rregullisht këshilltarëve bashkiakë. Kush refuzon të pajtohet me këtë realitet, shpallet rrugaç dhe përfundon në polici./Lapsi.al


4 Comments

  1. Blush te lumte dora je nona,e degjenwrove rrugaçin e hajdutin e rruges,nje plaçkites te lagjes 7,Tirane.
    Ti me lart me humorin e dhjere nuk mund te krahasosh Blushin nje gazetar e personalitet me nje levyres e kazanaxhi ne kete qytet !
    Kur dikush te kap per fyti si duhet te reagosh ?
    Blushi hallall te te beje zoti gjirin e nenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *