• |
ide | kryesore

Këlliçi lë në SPAK dokumentin, “Mazniku është pronari tjetër i 5D”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Belind Këlliçi ka lënë në dyert e SPAK një dokument që mban firmën e Arbjan Maznikut gjatë kohës kur ky ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Dokumenti dëshmon për një marrëveshje të bashkisë së Tiranës me kompaninë e drejtorëve të arrestuar të bashkisë “V.A.S Konstruksion”. Firma e Maznikut tregon se ky është pronari tjetër i kompanisë “5D” u shpreh Këlliçi, i cili sulmoi edhe prokurorët e SPAK duke i quajtur kolegë të Erjon Veliajt.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë.

Ju faleminderit.


8 Comments

  1. Sekti me i rrezikshem politik G99 /shat
    Zhduki o Ram udhehqesi nga faqja e dheut se do te te hajne koken keto thithlopa

  2. Mir bere Kellic qe shkove e denoncove ne SPAK. Po ti Kellic, duhet te na sqarosh, eshte SPAK organizat kriminale apo jo? E njef ti Kellic SPAK-un apo jo? Sepse nqs eshte organizat kriminale dhe ti nuk e njef, cfar ben aty?

  3. Mendoj qe arrestimi ose jo i Veliaj, dhe ketij Mazniku eshte gur i rende prove besushmerie qe SPAK ka ne raport me publikun qe i sheb si “heronjte e femijeve”! Rama ne dukje e ka leshuar, hajdutet po pergatiten per fazen tjeter qe edhe po u arrestuan, Irena me 4 mbiemra si kryetare e GJKKO t’i amnistoje duke i shpallur te pafajshem! US Embassy open your eyes, now or never! Corrupted criminal organization of Edi Rama and Erion Veliaj is fooling you and Albanian honest people! What are u doing?!

      1. Nuk ka lidhje Soros fare, keta jane ca llumraxhinj te dores se fundit qe kane vjedhur keq, ne menyre flagrante sic thote Shalsi ne meme! Dokumenti qe ka firmosur Erion Veliaj ne tejkalim te kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe ky dokumenti sot jane mjaftueshem prova qe Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku te arrestohen! SPAK po mundohet te gjeje menyren si t’i amnistoje, thjesht po degradojne edhe ate pak shprese qe ka ne popull per ta si strukture! Krimet do denohen nje dite, edhe prokuroret qe tentojne ti ndihmojne! Nga Soros vete ..

  4. C’keni me Maznikun o komentues shpirtkazem. Mazniku ka bere cka bere ne bashki, por

    pasketaj eshte emeruar nga KM si Minister, pra e ka amnistuar per cfare ka bere ne bashki.

    Tani , kush e di me mire ju apo KM-ja ? KM ja ka fal ca gabime si pune vjedhje e ju s’doni

    t’ia falni. por kush u pyet ju mor pabuksa, ju s’keni leke me ble nje biftek 2 euro e keni

    bythe me fol per Maznikun qe han biftek 1000 eurosh. Yyyt llafazanet e derqit.

  5. Nqse e vini re me kujdes PD e ka ndryshuar shenjestren nga KM e ministrat, te Bashkia dhe ata qe e kane punuar aty! PD na merr per budallenj, Rama eshte kryehajdut bashke me Saliun! Prandaj nuk e votojne PD njerezit se e dine ca eshte Saliu! E dine ca eshte Iliri ne korrupsion! Po nuk u arrestua Edi Rama, nuk arrestohet as Erion Veliaj! Super do ishte nje pakete arrestimi ne grup, pra Rama, Sala, Likja, Basha, Veliaj e me rradhe te Manastirliu, Mazniku, Agaci etj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *