• |
ide | kryesore

Meta: Veliaj dhe Valteri sulmuan Tedi Blushin, nga sot në gjendje lufte

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj-meta-1024x541.jpg


Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku një prej protagonistëve ishte edhe këshilltari i PL-së, Tedi Blushi.

Meta u shpreh se kryebashkiaku Veliaj dhe Halit Valteri sulmuan Blushin, dhe se për këtë veprim “do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituar”. 

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 

Ai shtoi se nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn të cilin e cilësoi si “kryehajdutin e Tiranës lali fikun”. 

Reagimi i plotë i Ilir Metës: 

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

Lexo më tej: Sherri në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj 


4 Comments

  1. Jam me Ilir Meten ne kete rast, nqse do te beje lufte me PS dhe kurvaret / kurvat qe ka ajo Parti qe nuk njohin limite!

  2. Unë do ta dorëzoj materialin në momentin që do thërritem nga SPAK. Ky material tregon ndryshe nga vendimi i gjykatave shqiptare, që nuk janë vrasje nga pakujdesia, por vrasje me urdhër, me dijeni të plotë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *