• |
ide | kryesore

Milan rikthehet te Broja: kuqezinjtë morën refuzimin e Fullkrug, gjermani një hap nga Atletico

Sport
Broja


Milan është ende në kërkim të numrit 9 për të formuar repartin me Alvaro Morata dhe në horizont rishfaqet interesimi për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja. Objektivi kryesor i kuqezinjve u duk sikur ishte Fullkrug, por gjermani tani është afër transferimit te Atletico Madrid. E kështu, kuqezinjtë kthyen sytë nga Broja e Abrahami.

FULLKRUG DREJT ATLETICO MADRID

Një tjetër objektiv në sulm për Milan është gati të venitet. Pas Zirkzee, edhe Fullkrug duket i destinuar të mos vishet kuqezi. Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares gjermane është në fakt pranë nënshkrimit me Atletico Madrid për rreth 30 milionë, shifër kjo e paarritshme për Milan. Ironike është se pikërisht nga Atletico kuqezinjtë morën Morata, e spanjollët tani po i kthejnë reston me teknikun Simeone që po përpiqet gjithashtu t’i rrëmbejë edhe Pavlovic.

MILAN INTERESOHET PËR ABRAHAM E BROJA

Me Fullkrug jashtë mundësive, ose pothuajse, Milani duket se dëshiron të rikthehet në objektivat e vjetër si Tammy Abraham i Romës dhe Armando Broja i Chelsea. Për anglezin, verdhekuqtë duhet të ulin kërkesat e tyre, aktualisht në 25 milionë, përpara se marrëveshja të mund të kryhet. Sa i përket sulmuesit shqiptar, i cili u ndoq edhe sezonin e kaluar, Milan do të ishte i gatshëm ta merrte vetëm në formë huazimi, për të parë se si luan në një ekip si kuqezinjtë.

Lexo më tej: Broja: “Milan vetëm pas Real Madrid, jam tifoz i madh i Ibrahimovic”

Broja, Abraham e emri i tretë në listë është ai i Cunha, ish-lojtari i Atletico Madrid tani te Ëolverhampton. Tre emra që nuk e çmendin merkaton, por Milan duhet të bëjë ende disa shitje për të përfunduar disa lëvizje të rëndësishme. E emrat mund të mos mbarojnë këtu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *