• |
ide | kryesore

Dritan Dajti: Duhet të lirohem, e kam përfunduar dënimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dritan


Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca e radhës e shtyrë ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Gazetari Fatmir Popja raporton se në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Veting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli.

Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.

Dajti vazhdon të ndjekë këtë rrugë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë para një muaji. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lënë në fundi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë. Dritan Dajti vrau në 2009, katër punonjës policisë.

Lexo më tej: Mbetet përjetë në burg Dritan Dajti 


3 Comments

  1. Po te ndodhe edhe kjo,ateher rrofte e qofte perjet ky sistem. Keshtu erdhi dhe komunizmi me aprovimib e heshtur e paqesor te demokracive nderkombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *