• |
ide | kryesore

Grupi i Bashës rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të 11 qershorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha


Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme nga kreu i saj, Lulzim Basha, kanë depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit për vulën e PD. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë “paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë”.

Ai më tej shkruan se “vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin”.

NJOFTIM I PARTISË DEMOKRATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit.

Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.

Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore.

Shqipëria meriton më shumë.


7 Comments

  1. Demokracia eshte shumice. Ty nuk ta jep voten as gruaja. Po e ben veten shume qesharak. Ke me pak vlere se letra higjenike e perdorur.

    1. E sakt,gruaja e luldhimit nuk ka shtetesi shqiptare dhe normalisht nuk e voton lulushin,suksese ne jete o luldhimo 🤮🤣🤣

  2. E kam thënë dhe e them. Ky individ ka probleme të thella mendore. Edhe ata pak që i kanë ngelë janë në atë nivel si ky!!!
    Kështu që të flasësh më tepër për të nuk ja vlen!!
    Populli thotë, lëreni budallain në punë të vet sepse nuk çka bën më tepër veçse të bëjë budallain!!!

  3. Veprim i bashkerenduar me ps dhd gjykaten. Nje vendim pro Bashes heren e kaluar do conte ne nje rigrupim te shumices. Kur kjo te nodhe pak para zgjedhjeve koha per td reaguar do jete e limituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *