• |
ide | kryesore

Hetimi/ Salianji: Të dhënat e TIMS u përdorën nga grupet krìmìnale për të eleminuar kundërshtarët

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në raportin e paraqitur nga kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, një nga detajet që evidentohet është ai se si të dhënat e sistemit TIMS, janë përdorur nga grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët.

Në raport theksohet se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj.

Në raport evidentohet se për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS për ata vetë apo kundërshtarët e tyre.

“Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare”, thuhet në raportin që paraqiti Salianji.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *