• |
ide | kryesore

Palestina kërkon nga IOC përjashtimin e Izraelit nga Olimpiada: “U thye armëpushimi olimpik”

Sport
IOC


Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të ketë gjithashtu pasoja në Lojërat Olimpike të Parisit. Komiteti Olimpik Palestinez njoftoi se kishte kërkuar zyrtarisht nga IOC “përjashtimin e menjëhershëm të Izraelit nga Lojërat e Parisit 2024”, duke besuar në veçanti se Izraeli kishte shkelur armëpushimin olimpik, të shpallur nga IOC, duke kryer “bombardime në Gaza që shkaktuan viktima civile”.

Letra zyrtare – drejtuar presidentit të IOC Thomas Bach, por edhe Gianni Infantino, homologut të tij të FIFA-s, përmes Federatës Palestineze – “vëren se IOC dhe FIFA kanë vepruar me vendosmëri në të kaluarën kundër sulmeve ndaj armëpushimit olimpik”. Si shembull në letër është përmendur në veçanti ” pezullimi i ekipeve ruse nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës”.

Lexo më tej: Denoncimi i agjentëve të policisë në Paris 2024: “Banesa të papërshtatshme, me buburreca e minj”

Kështu, në këtë mënyrë, Komiteti Olimpik Palestinez kërkon nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar që “të zbatojë të njëjtin rregull për Izraelin dhe të pezullojë atletët e tij nga Lojërat Olimpike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *