• |
ide | kryesore

Trafik drògè nga Maroku e Spanja, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali,


Një maroken dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik droge. Ata akuzohen që nga prodhimi te trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike të importuara nga Maroku dhe Spanja, për t’u shpërndarë më pas në territorin toskan.

Arrestimet janë kryer nga policia financiare për llogari të Prokurorisë Publike të Firences – Drejtoria Antimafia e Qarkut.

Hetimet e kryera, me mbështetjen e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, bënë të mundur identifikimin e ekzistencës së një strukture të qëndrueshme kriminale, e cila, duke u vendosur ndërmjet krahinave të Pizës dhe Firences mundi të importonte sasi të mëdha hashash dhe marihuane.

Subjektet nën hetim duket se janë 8, përfshirë shqiptarë, italianë, marokenë dhe senegalezë, secili prej të cilëve kishte një detyrë specifike brenda organizatës, konkretisht kërkimin e receptorëve të rinj të drogës, shpërndarjen e lëndës narkotike dhe rikuperimin e borxheve të ndryshme.

Qendra kryesore operacionale për tregtimin e drogës u identifikua në një biznes tregtar në Castelfiorentino (FI) që përdorej për shitjen e ushqimit, pronari i të cilit duket të jetë subjekti kryesor i organizatës.

Gjatë hetimeve, Financierët arrestuan në flagrancë 2 korrierë me kombësi marokene dhe shqiptare, për shkelje të ligjit për narkotikët, si dhe sekuestruan rreth 127 kg lëndë narkotike, si hashash, marihuanë dhe kokainë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *