• |
ide | kryesore

Trump: Administrata Biden/Harris s’më mbrojti

Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump


Donald Trump ka reaguar pas largimit nga detyra të drejtueses së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ditën e sotme.

Ish-Presidenti u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë atë si duhet, ndaj ai u detyrua të merrte një plumb për demokracinë.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë shtoi në reagimin e tij se “ishte një nder i madh për ta bërë këtë veprim”.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. ISHTE NDERI I MADH TA BËRË KËTË”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen të martën në vazhdën e presionit në rritje pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump.

Lexo më tej: Atentati ndaj Trump, drejtoresha e Shërbimit Sekret jep dorëheqjen 

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret kishte dështuar në atentatin ndaj Trump dhe se e gjithë përgjegjësia ishte mbi të.


3 Comments

  1. Arsyeja qe Biden dha doreheqje eshte pse ty Zotni nuk te zuri plumbi e te shkoje ne boten tjeter !
    Te mbrojne komunistet,zoti na ruajte,jane thjeshte monstra si qenije humane dhe jo humane qe jane !

  2. Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *