• |
ide | kryesore

Video/ “The stars, the start”: fanella e re e Inter me dy yje e titullin në gjoks

F1, Sport, Video
Inter


Inter dhe Nike kanë prezantuar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25. Tringjyrëshi rikthehet në fanellën e destinuar për t’u bërë ikonë dhe, për herë të parë, bëhet i pranishëm Ylli i Dytë historik. Arritja e fundit e zikaltërve udhëheq fushatën e promovimit të fanellës, e cila vendos në qendër temën e procesit krijues.

Imazhet tregojnë, paralelisht me yjet që më në fund shfaqen në fanellën e Inter, edhe lloje të tjera yjesh që marrin jetë në forma nga më të ndryshmet falë kontributit të artizanëve të ndryshëm: të skalitur, me tatuazh, të krijuar. Fanella e re mban të qëndisur në gjoks të kaluarën e lavdishme të Klubit, por mbi të gjitha përfaqëson ambiciet e tij të së ardhmes.

Lexo më tej: Inter, skenari i bujshëm që po merr kuota: Moratti gati të kthehet në shoqëri

Promocioni përfundon me vargun “The Stars, the start” (Yjet, fillimi), me të cilin klubi nënvizon aspiratën dhe dëshirën e tij për të përballuar dhe fituar të gjitha sfidat që vijnë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *