• |
ide | kryesore

Banorëve të Santorinit u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet: Po vijnë 17,000 turistë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, që i ngjan atyre të emergjencën nga numri 112, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin te qytetarët duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët.

Postimi në Facebook, ku Panos Kavallaris njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.

“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *