• |
ide | kryesore

E konfirmon Çuçi: Deputeti Plarent Ndreca u mor në pyetje në SPAK!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Disa ditë më parë në media u raportua se Plarent Ndreca, aktualisht deputet në PS u thirr në SPAK për procedurat e një tenderi gjatë kohës kur ishte sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Mëgjithëse ende nuk ka detaje se për çfarë është thirrur konkretisht deputeti, fakti që ai është subjekt i hetimeve të SPAK u konfirmua nga kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Pyetje: Ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve kur ka qenë sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Brendshme. Është e vërtetë që i është komunikuar akuza?

Bledi Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose drejtëpërdrejtë nga zoti Ndreca. Po, e di që zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Mund të them se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Ndreca. Këtë jua konfirmoj.

Më 18 korrik 2019, Plarent Ndreca është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka dhënë dorëheqjen nga posti më 18 shtator 2020 duke e mbajtur këtë post për rreth një vit.

Në janar 2024 Plarent Ndreca mori mandatin e deputetit të Arben Ahmetajt i cili ndodhet në arrati pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për implikimin e tij në dosjen e inceneratorëve.


4 Comments

  1. Inshallah nuk arratiset edhe ky si Arbeni se ngelet vendi vakant se nuk e merr kush ate

    mandat se qenka i mallkuar.

  2. Ky eshte hajdut i ndyre,shoku i Elvis Roshit !
    Ka studion ligjore perballe Gjykates Kushtetuese,ne emer te nje personi tjeter !!!!!
    Ka vjedhur ngadobku ka qene te Min e Arsimit,te Min e Mjedisit,te Ministria e Brendshme ka bere namin,para te madhe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *