• |
ide | kryesore

Listat mbyllen, deputetët votojnë pro marrëveshjen Rama-Berisha

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër, propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025.

Në draftin e ri të dakordësuar nga PS dhe PD, palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë.

Këta shtetas do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Po ashtu palët kanë dakordësuar dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.

Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike.

Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 për qind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.


5 Comments

  1. Pa njëri tjetrin, Rama dhe Berisha nuk do mund të miratonin në parlament këto ndryshime dhe amnistinë. Të dukshme apo jo, interesat që i bashkojë janë më te forta se ato që i ndajnë. Nëse Ramës i duhet të sigurojë fitoren edhe më shumë se të 80 deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, Berishës i duhen jo më shumë se 40 të tillë që të mbajë ne valle PD-në e shkalafitur, besnikët e tij dhe kauzën e Rrugës së Shpresës.
    Dhe nje here salihu e hengri sapunin er djathe qe rama i dha.

  2. Nuk ka bashkepunim me nongrata thoshte Rama dikur.
    A jane dakord amerikanet per bashkepunimin e km me nje non grata???
    Sot I puth arifin Berishes pasi e riktheu ne majat e politikes , fale kjo edhe zotesise se pashoqe te Berishes per tu ringritur

  3. Ore Lapsi nuk ka marrëveshje!!! Thjesht u miratuan nga komisioni I ligjeve zbatimi i vendimeve të GjK!!! Nuk është reformë sepse Rama nuk ka dash reformë. Nuk u pranuan kërkesat e opozitës që ti riktheheshin marrëveshjes të 2020!!
    Atë që Rama e hodhi poshtë dhe pse ndërmjetsoi Amerika!!
    Mos e ngarkoni PD dhe opozitën për gjëra që ska bërë. Me Ramën diktator nuk bëhet marrëveshje të asnjë lloji!! A e kupton ti Lapsi e ju të tjerët që flisni sikur I dini të gjitha. E vetmja shpresë miratimi i votës së emigrantëve që do mundësojë përmbysjen e kësaj diktature!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *