• |
ide | kryesore

Njoftohet intervista e dytë e Arben Ahmetajt

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.

“Premtimi i mbajtur, po vjen”, shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.

Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.


4 Comments

  1. qim peka e dyta e verteta. duhet patjeter ta permendi ed ramen ay. nese nuk e rregullon kete pike as mos merr mundimin te besh intervist fare. jemi mesuar me lug bosh deri tani por opozita do shkaqe te forta per protest. duam dhe ne 21 janarin tone, gerdecin tone

  2. Çimkë bre, tê na vish me haberka bre, se u lothme vallahi duke pritur.

    Po i dhe fli nga ajo tendja, ay do flase ca me teper dhe do shaje keq Ramen.

    Mos na e jep intervisten pjese-pjese por te teren njeheresh dhe tu bjere damllaja patronazhisteve nga fjalet e Ahmetajt.
    Mos jeni gje ne Dubai?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *