• |
ide | kryesore

Paris 2024 pa tenistin numër 1 në botë, Sinner humb edhe Olimpidën e dytë: “Kam infeksion në bajame”

F1, Sport
Sinner


Pak orë nga starti zyrtar, Italia humbet një pikë kyçe përsa i përket Olimpiadës. Jannik Sinner, i cili kishte vonuar nisjen për shkak të gjendjes me temperaturë, njoftoi tërheqjen e tij për shkak të infektimit të bajameve. “Me hidhërim ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. Pas një jave të mirë stërvitjeje në terren fillova të mos ndihem mirë. Kalova disa ditë duke pushuar dhe gjatë ekzaminimit mjeku dalloi infeksion në bajame dhe më këshilloi fort të mos luaj – shkruajti lojtari numër 1 në botë në rrjetet e tij sociale -. Është një zhgënjim i madh duke qenë se ishte një nga objektivat e mi kryesorë për këtë sezon. Mezi prisja të përfaqësoja vendin tim në këtë event shumë të rëndësishëm. I uroj fat të gjithë sportistëve italianë që do t’i mbështes nga shtëpia. Forca Italia”.

Në vend të tij në tabelën kryesore do të jetë Andrea Vavassori. Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve të tenisit ishte 8 korriku. Për këtë arsye Sinner mund të zëvendësohet vetëm nga një tenist që tashmë është pjesë e kontingjentit italian.

I PAFATI I OLIMPIADAVE…

Marrëdhënia e Sinner me Olimpiadën nuk është me fat, duke qenë se kampioni nga Tiroli i Jugut ishte tërhequr edhe nga Tokio 2020. Asnjë problem fizik atë herë, por një zgjedhje (e dhimbshme) e diktuar nga fakti se duhej të fokusohej në rritjen e tij, në një kohë kur ai nuk po luante tenisin e tij më të mirë. Në retrospektivë, një vendim i mençur, duke qenë se tre vjet më vonë Jannik u bë numri 1 në botë dhe fitoi Australian Open në fillim të vitit.

Këtë herë, megjithatë, ishin bajamet e infektuara që e rrëzuan tenistin italian, për dëshpërimin e të gjithë lëvizjes olimpike që priste të paktën një medalje nga Sinner. Në këtë pikë mbetet që djaloshi ta provojë sërish pas katër vitesh, në Los Angeles 2028.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *