• |
ide | kryesore

Pas sherrit me grushta/ Blushi: Nesër në protestë tek Bashkia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Blushi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër në protestën tek bashkia e Tiranës në orën 11:00.

Blushi shkruan se vendi i Erion Velaij është në qeli dhe jo në bashki.

Lexo më tej: 5 orë në komisariat, Blushi flet për përplasjen fizike me Halitin (VIDEO) 

Thirrja e Tedi Blushit:

Të bashkohemi të gjithë nesër, në ora 11:00, para Bashkisë së Tiranës, monumentit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, për t’i treguar Erion Veliaj se vendi i tij është në qeli, që nga zyra që ka marrë peng me vota të vjedhura do të dalë me çdo çmim, se as mercenari ordiner Dum-Dumani, as McGonigalët, as antiplumbi, as badigardët, as atentatorët tartabiqë dhe as çingijet e propagandës mediatike nuk e shpëtojnë dot!

Erion Veliaj është i pashpresë!

Erion Veliaj do të paguajë për çdo lot të fëmijëve që ju shembi brutalisht shtëpitë, për çdo taksë djerse që vodhi, për çdo dhunë që ushtroi, për çdo hapësirë publike që shkatërroi, për çdo krim që ka kryer!

Kjo është betejë pa kthim!

Gjaku i Ardit Gjoklaj nuk falet! Korrupsioni skizofrenik me inceneratorin fantazmë dhe organizatën kriminale 5D nuk do të amnistohen kurrë!

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 


3 Comments

  1. Sali komunisti dhe Ilir floriri duhet tu nderrojne emrat partive tyre nga PD dhe PL ne Partia e dhunes

  2. Fundi i Saliut dhe Ilirit dihet tashme.
    Te dy do denohen me burg per krimet dhe korrupsionin masiv qe kane bere.

  3. Ndal dhunen z. Sali se ndoshta SPAK e merr parasysh kete dhe te denon me pak per krimet qe ke bere!
    Vleresoje keshillen time se e kame per te mire tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *