• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Kjo është marrëveshja e arritur mes PS dhe PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zgjedhjet, pjesëmarrja,


Ndryshimet e Reformës Zgjedhore kanë marrë dakordësinë e demokratëve dhe të socialistëve, në komisionin e Ligjeve. Ligjvënësit demokratë të drejtuar nga Sali Berisha kanë bashkuar votat me socialistët e Ramës, për Reformën Zgjedhore, ndryshime të cilat protet të kalojnë për votim nga Kuvendi në seancën e së enjtes, e cila do të vijojë edhe të premten.

Për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë’ për votat personale, për të shpresuar se do të marrin një vend në Parlament.

Shpjegimi: 

Disa kandidatë do të jenë në listën e deputetëve të sigurte, pra lista e fiksuar, pra rreth 30 % e listes! Ndërkohë që disa të tjerë do të jenë në listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohet procesit të parapëlqimit, që do të thotë që vendimtare do të jetë vota e qytetarëve për emrat preferencial.

Me këtë hap palët kanë rënë dakord për hapje të pjesshme të listave, por duke i krijuar kushtet që personat besnik të partisë, por që nuk gëzojnë mbështetje të gjerë, të kenë vende të sigurta.

Për ta thjeshtuar nëse në Qarkun e Tiranës janë 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të fiksuar, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në Kuvend 12 deputetë. Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votim “parapëlqyes”, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale.

Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025, as më shumë e as më pak, forcon rolin e kryetarëve të partive, që siç duket do të blindojnë me të besuarit e tyre, vendet e sigurta për deputet, sipas qarqeve, ndërsa pjesa tjetër e listës, është një “përplasje” brenda llojit, ku krahas votave të partisë, emrat që renditen në 2/3 e listës, duhet të sigurojnë edhe votat e tyre personale.

Lapsi.al ka siguruar draftin e dakordësuar mes demokratëve dhe socialistëve: 

“Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike

1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:
a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe
b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

2. Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për cdo zonë zgjedhore pjestuar për tre. Në rast se nga ky pjestim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës.

3. Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

4. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.

5. Kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

6. Për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin një çdo tre emra të kandidatëve të listës së fiksuar i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe një në çdo tre emra të listës shumëemërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.

7. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve. Kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë depozitohet në KQZ në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.

8. Kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.

9. Në zgjedhjet për këshillat bashkiakë një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje të kandidatëve të subjekteve zgjedhore duhet t’i përkasë së njëjtës gjini.

10. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.”


11 Comments

  1. pirdh pirdh, nje vrime ne uje bene keta me kete reformen zgjedhore. ky vend nuk del dot nga rrethi vicioz i kryetareve te partise dhe te “te besuareve” te tyre.

  2. Si gjithmone çdo gje e rendesishme lihet per minuten e fundit dhe si gjithmone deshtim total .
    Me pak fjale, u mbars mali dhe pordhi nje mi .
    E humbur del opozita por me shume te humbur jane shqiptaret .
    Jam i zhgenjyer nga politika ne teresi por me shume nga opozita .

  3. Bravooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ………………………………………. e na hengshit mune me lopate

  4. Marrveshja Berisha Rama. Fut ne liste Berisha ca te besuarit e tij dhe Rama mer pushtwtin perseri ne 2025. Opozite e shkerdhyer. Si gjithmone Berisha ben pazarin e radhes. Turp per ata demokrate qe bene betejen brenda llojit vetem per te vene ne liste Vokshin,Noken,Bacin,Bocin,Tritanin,do perziwj dhe ca nga ata bythelepirsat si Bardhi e Salianji.Ky eshte turpi i rradhes nga Berisha dhe dhenia e fitores Rames ne tavoline. Ky eshte minim i demikracise.

  5. Berisha ka nxjerrë të bëjë një deklaratë Klevis Balliun, për të thënë se Berisha, që kur ishte jashtë burgut postonte çdo fundjavë foto nga vila në Lalëz, se në fakt, ai nuk ka asnjë vilë.

    Berisha nëpërmjet Balliut, thotë se ajo vilë, në fakt është vetëm gjysma e vajzës së tij, pasi gjysmën tjetër e ka dajua i Argitës.Shpellkare te salihut kupojeni qe salihu per bythen e vet ja lepin bythen rames cdo darke,marveshja u be,po ju cfare do beni tani o shpellkare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *