• |
ide | kryesore

Video/ Skandal në Olimpiadë, Argjentina barazoi e goli u anulua pas 2 orësh: “Çfarë cirku”

F1, Sport, Video
Argjentina


Ndodhi gjithçka në fundin e Argjentinë-Marok, e vlefshme për Lojhërat Olimpike. Pas barazimit 2-2 në minutën e 105′ realizuar nga Medina, tifozët marokenë pushtuan fushën (dhe hodhën shashka), duke detyruar lojtarët Albiceleste të largoheshin nga fusha. Pas dy orësh ndeshja, e ndërprerë fillimisht, rifilloi për tre minuta, me arbitrin që anuloi golin e barazimit të shënuar nga Argjentina.

Lojërat Olimpike Paris 2024 nisën dy ditë më herët për turneun e futbollit. E startoi menjëherë me një figurë të shëmtuar globale në ndeshjen që Argjentina luajti ndaj Marokut. Gjithçka shkoi mirë derisa Albiceleste barazoi (2-2) pas 16 minutash shtesë, me autor Medina. Në atë moment, tifozët marokenë vendosin fillimisht të hedhin objekte dhe shashka ndaj lojtarëve amerikano-jugor dhe më pas pushtuan fushën, duke e detyruar arbitrin të kthejë skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe të pezullojë ndeshjen.

Lexo më tej: Paris 2024, sa vlen një medalje? Në Hong Kong një e artë vlen 700 mijë euro, në Indonezi… 5 lopë

Një rishikim me VAR ishte duke u zhvilluar për një pozicion jashtë loje të mundshëm në barazimin 2-2. Pas më shumë se një ore e gjysmë, dy skuadrat u kthyen në fushën e lojës. Arbitri anuloi golin e barazimit për shkak të një pozicioni të parregullt dhe akordoi tre minuta kohë shtesë. Rezultati nuk ndryshoi më. Maroku fitoi 2-1 dhe kështu erdhi surpriza e parë e madhe. Në ndeshjen tjetër, në Parc des Princes, Spanja fitoi ndaj Uzbekistanit (2-1), në fund të një ndeshjeje në të cilën La Roja vuajti më shumë seç pritej.

MASCHERANO: “CIRKU MË I MADH QË KAM PARË”

Reagimi i trajnerit të Argjentinës, Javier Mascherano, ka qenë shumë i ashpër: “Është cirku më i madh që kam parë në jetën time”, gjëmonte trajneri në fund të ndeshjes. “Sot ata pushtuan fushën shtatë herë dhe pastaj na hodhën shashka – vazhdoi ai -. Nuk më kishte ndodhur kurrë si lojtar, siguria dështoi. Goli i realizuar nga Medina? Na thanë se përfundoi 2-2. Jemi në Lojërat Olimpike, jo në një turne lagjesh”. Më pas ish-mesfushori denoncoi një tjetër episod të pakëndshëm, të ndodhur ditët e fundit: “Dje hynë në fushat e stërvitjes dhe na grabitën. Thiago Almadës i mungon një orë dhe disa unaza. Nuk donim të thonim asgjë pas stërvitjes, por kaq. Natyrisht, ne nuk duam që gjëra të tilla të ndodhin”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *