• |
ide | kryesore

26 vjedhje në 6 muaj, dënohet shqiptari në Belgjikë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dënohet me katër vite burg një shqiptar në Belgjikë. Mësohet se shqiptari është fajtor për 26 vjedhje kryesisht të kartave bankare, automjeteve, bizhuterive me vlerë si dhe parave.

Bëhet me dije se vjedhjet janë kryer në periudhën kohore prill-tetor 2021. Ndërkohë shqiptari ishte tashmë i dënuar për vepra të ngjashme penale në Francë, Gjermani dhe Luksemburg.

Shqiptari i njohur me disa pseudonime, udhëtonte në të gjithë vendin me automjete të pajisura me targa të vjedhura. Ai vizitoi veçanërisht Bilzen (provinca e Limburgut), Chaudfontaine (provinca e Lièges), Tervuren (provinca e Brabantit flamand) dhe Bastogne (provinca e Luksemburgut).

Në çdo vjedhje që kryente, ai thyente një dritare apo bravë të shtëpisë, kur nuk ishte makinë. Kështu ai mori kontrollin e makinave luksoze dhe modeleve më pak të shtrenjta.

Vjedhja e tij më e madhe e provuar është kryer më 21 maj 2021 në Bastogne, ku ka vjedhur bizhuteri me vlerë 30 mijë euro. ADN-ja e shqiptarit u gjet në disa shtëpi dhe makina.


1 Comment

  1. Burgjet e europes jon te mbushura me hajdut nga shqiperia…ky i fundit ndoshta eshte nga laqi.?Me ni fjale jemi hajdut te lindur si komb,nuk deshirojm te fitojm me djersen e ballit.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *