• |
ide | kryesore

Erzen Breçani në SPAK, do t’i komunikohet akuza

Arkiva, Lajme, Të fundit


Erzen Breçani është paraqitur sot në SPAK, do t’i komunikohet akuza. Breçani ndodhet me masën “arrest shtëpie”.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Erzen Breçani u arrestua bashkë me ish-shefin e komisariatit numër 6 në Tiranë Dedan Gjoni dhe të bashkë akuzuarve Besmir Murati e Bujar Ajetin apo Gërmizi.

Katër të arrestuarit dhe një numër personash të shpallur në kërkim, përfshi djalin e Breçanit, Eralbi Breçani dhe biznesmenin Ervin Mata, akuzohen nga SPAK për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe pastrim parash.

Ata u arrestuan në nëntor të vitit që shkoi pas të dhënave të marra prej aplikacionit SKY ECC, në të cilin sipas prokurorisë gjenden biseda komprometuese ndaj tyre. Grupi dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. Të akuzuarit i kanë kundërshtuar akuzat në gjykatë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *