• |
ide | kryesore

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Hoxha

Arkiva, Lajme, Të fundit
Besnik Hoxha


Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Besnik Hoxha, i cili më herët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi kishte kaluar procesin e vettingut.

Vendimi i KPA erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së ndaj Besnik Hoxhës për rikthimin e tij në detyrë.

Pas kalimit të barrës së provës në të tre kriteret e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash që të lërë në detyrë gjyqtarin Besnik Hoxha më 18 maj të vitit 2023.

Sipas KPA, Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Besnik Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit.

 


2 Comments

  1. “Besnik Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit.”

    Kjo pra qenka arsyeja e _vërtetë_ e heqjes së tij! Dhe jo pallavrat se “nuk justifikon pasurinë “…. Dhe 21 Janarin e organizoi Rama me kompani dhe ata vetëm e kanë fajin për ata të katër që shkuan si mish për top.

  2. Artan Fuga tallet me PD-në e Berishës: Këta janë për të qeshur me lot. Ku je o Lulzim Basha…filloje tallja e bythes mbas mareveshjes qe salihu pranoje te bej me ramen,nga ballkoni ku po vegjeton te gjithe shpellkaret ndjehen te lumtur per kete fitore te salihut.O Miri shpellkar shko lepija bythen salihut,tani.ne darke shko mbji shishen qe salihu te shurroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *