• |
ide | kryesore

Kris arma në Thumanë, fqinjët plagosin njëri-tjetrin pas sherrit për pronën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës, teksa raportohet se për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të dy të plagosurit, të cilët janë edhe fqinj kanë qëlluar drejt njëri-tjetrit, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se mes tyre ka një konflikt pronësie, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur Adrian Sela.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur dhe efektivi Sahit Ahmeti Sela.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *