• |
ide | kryesore

Kushërinjtë sherr për pronat, edhe një polic i përfshirë në përplasjen me armë në Thumanë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit, Dibër


Policia ka reaguar për ngjarjen në Thumanë, ku dy persona mbetën të plagosur, mes tyre një efektiv jashtë shërbimit.

Sahit Sela dhe Adrian Sela, kushërinj, u konfliktuan për motive pronësie dhe mbetën të dy të plagosur me armë zjarri.

“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit Sahit Sela, (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe Adrian Sela, kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *