• |
ide | kryesore

Paris 2024, Argjentina ankimon në FIFA për ngjarjen e ndodhur me Marokun: “Kërkojmë sanksione”

Sport
Argjentina


Ndodhi gjithcka në fund të ndeshjes që Argjentina luajti kundër Marokut, në kuadër të Lojërave Olimpike Paris 2024. Një gol i diskutueshëm, invasion fushe dhe shashka të hedhura nga tifozët, që I bënë futbollistët të ikin nga fusha. Në fakt pas barazimit 2-2 në minutën e 105’ nga Medina, me të cilën Argjentina ekulilibroi rezultatin, tifozët marokenë pushtuan fushën (dhe hodhën shashka), duke detyruar lojtarët Albiceleste të largoheshin nga fusha. Pas dy orësh ndeshja, e ndërprerë fillimisht, rifilloi për tre minuta, me arbitrin që anuloi golin e barazimit.

REAGIMI I AFA-s

Federata Argjentinase e Futbollit ka paraqitur një ankesë në FIFA në lidhje me atë që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Marokut, që hapi programin Olimpik Paris 2024, e humbur 2-1 nga Albiceleste. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Afa-s, Claudio Tapia, në një postim në X. “Ne i kemi bërë thirrje komisionit disiplinor të FIFA-s për të siguruar që të miratohen masat e duhura rregullatore dhe të vendosen sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës,” shpjegoi ai.

Lexo më tejVideo/ Skandal në Olimpiadë, Argjentina barazoi e goli u anulua pas 2 orësh: “Çfarë cirku”

Referenca është për fundin kaotik të ndeshjes. Arbitri anuloi golin e dytë të amerikano-jugorëve, të shënuar në kohën shtesë, për pozicion jashtë loje. Një gol që kishte shtyrë tifozët marokenë të pushtonin fushën dhe të pezullonin ndeshjen. Në atë moment arbitri i ndeshjes i kishte dërguar të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes, por ndeshja nuk kishte përfunduar zyrtarisht por vetëm ishte pezulluar. Në fakt, arbitrat e VAR-it po kontrollonin ende për një pozicion jashtë loje të mundshme në aksionin e golit të fundit argjentinas. Ndeshja rifilloi pas rreth dy orësh, arbitri, pas një raportimi nga VAR, anuloi golin dhe lejoi të luheshin sërish 4 minutat e fundit të mbetura, para bilbilit të fundit që konfirmoi fitoren e Marokut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *