• |
ide | kryesore

Seancat e fundit plenare, kalon për votim drafti i dakordësuar për Reformën Zgjedhore

Lajme, Të fundit


Seanca e fundit plenare në këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë njëra pas tjetrës. Mësohet se për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme pritet të kalojnë në sërë projektligjesh dhe çështje që parashikohet të krijojnë debat.

Në rend dite është përcaktuar që sot të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi. Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Po ashtu në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.


6 Comments

  1. O plera sidomos ju te djathtet pse rate preh e intrigave te -ridhjerjes-apo per te siguruar nga nje karrige deputeti ne parlament.Qe te mbani kandidate edhe ata zagare qe nuk i do elektorati.Kandidatet te jene me lista te hapura ,dhe te hyne ne parlament ata qe votojne zgjedhsit dhe jo ata qe ju do bytha juve o qener bir qenersh.

  2. Ore ju të “djathtët!!
    Më thoni si ranë preh e rilindjes!!! A e kuptoni që zbatuan vetëm vendimet e GjK!! Asgjë më tepër. Çfarë duhet të bënin më tepër????? A e dini që Rama është diktator????
    Ça bëri në 2020 po bën tani !! Nuk pranoi rezultatet e Osbe-Odir dhe as të vazhdueshme insistuese kërkesat për tu zbatuar!! Na thoni ju mëndje ndriturit e “djathtë ” se çfarë duhet të bëjnë të ndryshojnë mendjen e diktatorit Rama!! Ku jetoni? Nuk e dini???

    1. Kam pershtypjen qe ti je aq militant sa po genjen edhe veten tende.
      Gykata Kushtetuse ne asnje rast nuk ka kerkuar mbylljen e listave, dhe keta e bene.
      Kjo gje i ve shkelmin Demokracise dhe favorizon vetem dy persona, Ramen dhe Berishen. Te cilet behen diktator te plotfuqishem ne partite e tyre.

  3. Ajo gjë dihej se çfarë pritej nga Rama e rilindja.
    E rëndësishme është vota e emigrantëve. Këtu është momenti të përmbyset kjo neodiktaturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *