• |
ide | kryesore

Bardhi pro paktit Rama-Berisha: Dashnorët e listave të hapura të heqin dorë nga mandatet…

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është plotësisht në krahun e Sali Berishës dhe Edi Ramës sa i përket paktit të tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku listat për deputetë do të jenë praktikisht 90% të mbyllura.

Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se deputetët po ftohen të refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nëse do të kundërshtojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Duke iu drejtuar ligjvënësve kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Bardhi u shpreh se nëse këta të fundit janë “kaq dashnorë të listave të hapura”, duhet të heqin dorë nga mandatet dhe të lënë në Parlament ata që kanë marrë më shumë vota se ta, por kanë qenë më poshtë në listë.

“Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK, sepse në fakt drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët e mandatuar, parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që morën më shumë vota dje se ne. Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur deputetë në listat tona më poshtë nesh që kanë fituar më shumë vota se ne. Jepeni dorëheqjen sepse ka kolegë që ka më shumë vota se një pjesë prej nesh në këtë sallë.

Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar numerikisht herësin e vendosur në ndryshimet e vitit 2020, duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara. Ndërkohë që ka quajtur si kushtetues të drejtën e ligjvënësit që brenda masës së vendosur nga kushtetuta, të përcaktojë modelin më të mirë që i nënshtrohet atij parimi kushtetues, që jo më pak se 1/3-a e listës së çdo partie të jetë e hapur. A është propozimi më i mirë i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po”, u shpreh ai mes të tjerash.

Lexo më tej: Javë mjalti PS-PD, bien dakort edhe për kuotat gjinore në listat e kandidatëve 


6 Comments

  1. i pelqeu karriga e deputetit ketij..Kujton se u be i zgjuar e do jetoje ne kurriz te te tjereve per ca vite. Parazit si Lulja e oportunist si Berisha

  2. Kurve je o Gaz Bardhi….Sala me fund I uli BREKET ….ne krevat me Edverin….mis I gëzofshi ato dite jete qe ju kane mbetur o FELLIQESIRA qe shkatërruat nje komb!

  3. Në PD e drejtojnë hajdut të certifikuar të votave, Noka, Vokshi, Bardhi, Bylykbashi. 47 përqind në rang kombëtar emërohen nga kryetarët.

    Mashtrimi publik i Gjiknurit dhe Bylykbashit që mbrojnë listat e mbyllura… në thelbin e vetë këto lista avantazh i jep Edi Ramës dhe më pas Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *