• |
ide | kryesore

Bujar Leskaj i ashpër për kodin zgjedhor në Kuvend: PD të mos kthehet në kënetë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bujar Leskaj


Deputeti i PD, Bujar Leskaj u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes mazhorancës dhe opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj tha se me votimin e reformës zgjedhore, opozita do të certifikojë ndryshimet e 5 qershorit 2020, të cilat hoqën koalicionet para zgjedhore.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës, Leskaj tha se PD nuk duhet të kthehet në kënetë dhe të pranojë reformë zgjedhore që dëmton pakicën. Ai kërkoi hapjen e listave të deputetëve.

“Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore. 5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD.

Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti“, tha ai.


9 Comments

  1. Mos u beni tradhetor
    Se pastaj do pendoni

    Listat 100 % te hapura , votim e numerim elektronik , 1-4 zona .

    Mos u beni tradhetor
    Se pastaj do pendoni

  2. Të gjithë këta më sipër që kanë bërë postimet hiqen sikur janë demokratë por në të vërtetë janë patronazhistë që bëjnë propagandë për të sulmuar Berishën sikur gjoja po e sulmojnë të vetët. PD ka qenë për lista të hapura 100%. Po primare i harruat. Ato do aplikohen duke vendosur dhe renditjen. Dhe PD ka kërkuar që në të marrin pjesë cilido dhe figura të shquara që janë vetëm simpatizantë!! Dhe kuptohet për kod zgjedhor kjo është më e vlefshme!!

  3. Lekaj foli një të vërtetë që po e deformojnë ca kukumjaçka të PD dikur adhurues të Bashës!! Dhe sidomos patronazhistë që nuk harrojnë asnjë çast që fajtor të bëjnë PD e Berishën duke mos pasur faj, për propagandën e tyre të veshur si demokratë!!

    1. O mjerane pse i quan mbeshtetes te Bashes te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga pazari i Berishes me Ramen. Dy njerez te dal boje,dy hajdute,dy pinjolle te komunizmit.Turpi i Berishes dhe i Bardhes me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *