• |
ide | kryesore

Dash Sula: Pas zgjedhjeve të 2025, opozita do të bëhet shoqatë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sula, oligark deputet arrestim


Deputeti Dashnor Sula, duke marrë fjalën në Kuvend, teksa po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka shprehur kundërshtitë e tij, ndërsa e ironizoi si një ceremoni martesore mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sula tha se Damian Gjiknurit ia qaj hallin se disa kohë ishte në bashkëjetesë me dikë tjetër dhe pastaj iu desh të bashkëjetonte me dikë tjetër, pasi siç thotë edhe vetë kolegu socialist, nuk po dinte me kë të negocionte për reformën zgjedhore.

“Unë mirëpres propozimet për shtimin e zonjave në Kuvend, madje jam që në sallën e Kuvendit të ketë 100 gra dhe 40 burra. Jam i bindur se në Parlamentin pas zgjedhjeve të 2025-ës, do të kemi shumë zonja, por do të kemi edhe shumë nga ata që janë burra që do të bëhen zonja, përmes asaj listës që nuk ndryshon”, tha Sula.

Ai u shpreh se demokratët kishin shpresë që në 2025, por pas këtyre zgjedhjeve ne s’do të kemi opozitë, por një shoqatë. Në këtë kuadër, Sula i bëri një thirrje Kryeministrit që të mos dalë të bëjë fushatë në 2025-ës.

“Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, trajtani i Varshavës dhe ai i NATO-s.

A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do tia arrijnë dot”, tha Sula.

Duke marrë si shembull Qarkun e Elbasanit, ku në 2021, PS fitoi 8 mandate dhe PD 6 mandate, Sula tha se me formulën e re, ku 1/3 e kandidatëve janë në listë të mbyllur, atëherë 5 vendet e para si në PS ashtu edhe PD janë të paravendosur, atëherë për çfarë diskutohet për lista të hapura. “Kush do të angazhohet për 1 vend në rradhët e opozitës? Asnjë, zero”, tha Sula.


16 Comments

  1. ………….as shoqate nuk do kete mundesi te jete
    Miratojeni o kurva miratojeni qe qenin e ngordhur do gjeni

  2. Ke nje hall te madh ti Dasho ?!
    Ti je mesuar me Braven humbes dhe i sigurte ne tabele,futu ne listen e meso te punosh e te votohesh nga populli !
    Iku qyli dhe pagesat per Braven ?
    Jepi bythes e fitoni pushtetin dhe pse duhet te jesh patjeter deputet ti ?Nese ke punuar mire te voton populli,nese jo ik e mos ha me se je bere shume qesharak !

  3. Luftoni per te fituar o njerez e jo per tu bere deputet o rashe e vdiqa !?
    Punoni me njemije skandale te qeverise dhe akoma keni frike ?
    Duhet te fitoni o debila e rrini urte,punoni !

  4. Nje shprehje e urte angleze thote : Nese ke rene ne nje grope puna e pare qe duhet te beshe eshte te mos germosh me , pastaj mendo per zgjidhjen . Edhe opozita nese nuk arrin ti hape listat te pakten ta lere ligjin keshtu siç eshte dhe çdo parti le te vendose vete . Listat e hapura jane nje domosdoshmeri dhe ajo qe perfiton me shume eshte opozita por ajo qe fiton akoma me shume eshte Shqiperia dhe Shqiptaret , fiton demokracia .

    Dy fjale z.Berisha
    Te besova dhe te mbeshteta edhe athere kur te gjithe ata qe ti i ngrite ne pjedesta te leshuan dhe te vune lakun ne gryke e te bene target per koke turku . Te mbeshteta athere kur kishe nevoje me shume se kurdohere per nje fjale te ngrohte . Te mbeshteta se besoja tek ty e besoja tek opozita . Paskam gabuar totalisht . Ti dole nje zhgenjim dhe une nuk paskam qene naiv por idiot qe besova ne nje vemje e funderrine si ty . Kusurin do ta marresh ne Maj te 2025 . Jo shoqate por as edhe numrin e nxeneseve te nje klase nuk do keni mundesi tearrini .

    P.S.
    Boll me me kete teorine e kuotave gjinore se na i sollet zorret ne fyt . Ai kusht ka kuptim per dy apo tre mandate por jo te jete perjetesisht . Sepse kur nje mandat e merr qyl bene harbut edhe memcin e jo me nje grua . Po te shikoni me kujdes , sot me harbutet neper seanca apo neper emisione televizive nuk jane me burrat por grate .
    Nuk guxon te kritikosh te gjatin tone ose berishen se te hidhen ne gryke si grifsha te gjitha grate e partise . Kujtoni se e bejne per te gjatin tone apo per berishen ? Jo or jo , nuk i hapet barku per ata , e bejne sepse marrin nje vend te sigurt ne liste . Detyrim i partive eshte qe numri i grave dhe i burrave ne liste te jete i barabarte apo pothuaqjse i barabart dhe ne fund populli te vendose . Ka ardhur koha (biles ka kohe qe ka kaluar) qe te fitoje ai(ajo) qe do populli e jo ai apo ajo qe do partia .

    1. Po fitoj ai,ajo qe do populli kto nuk rrin ne pushtet me vjen keq per ato qe shkojn mrapa keti maskarajt qe del ne dritare

  5. Me jep nje motiv se pse duhen mbyllur listat dhe çfare fiton ti z.Berisha .
    Dhe a quhet tradheti ndaj popullit dhe votuesve te tu ky veprim ?

  6. Tani po flet qorri i partise
    Flet se do edhe kryetar i PD ku molusku .
    O Bardhi , KKKKK do te fusin e dhe ty … sa tu dalesh ne shteg

  7. Ky me vërtetë qeka kaqol fare!! Vazhdon e sulmon kolegët e vetë duke e ditur mirë që ata nuk kanë çbëjnë më tepër. Në vend që të sulmojnë më tepër rilindasit kapet me të vetët. Ka ngel në kohen e Bashës që të gjitha këto pasoja janë veprimet e tija të qëllimshme kur dhe ku mezi ju shkëput!!!

    1. Ohu xxxxxx e panjohura!!! Ti demokrat???? Aspak. Kur sje në gjendje të kuptosh që këto ndryshime janë vendime të GjK dhe të zbatueshme atëherë je patronazhist duke na u hequr si demokrat ose je një demokrat pa nivel.
      Kodi zgjedhor i 2020 nuk ndryshon sepse nuk do Rama diktatori. Dhe mos harro e votuan dhe demokratë injorantë para zgjedhjeve 2021!! Apo harrove. Demokratët e Bashës që veçse injorantë por langaraqë që dhanë votën për një grusht para duke i blerë Rama!! I flet Berishës sikur ke nivelin e tij i cili është i burgosur prej 7muaj!! Apo se di??

  8. Ore sa vjet ka deputet ky analfabeti, Dashnor Sula? Cfare vlere ka ky ne politike? Cfare lidhje ka ne pergjithesi ky me politiken? Ky eshte nje ish-polic, gagac,’injorant, flet me bejte popullore si ne kohen e pordhes- dhe e konsideron veten sikur eshte tek sera e politikes se madhe – kupton ti? Aty ku qarkullojne informacionet e rezervuara vetem per nje takem te zgjedhur, qe i dine gjerat nga brenda dhe marrin vendime te rendesishme per kombin. Aty fiks aty, e fut veten edhe Dash injoranti, qe i mbledh votat me kercenime dhe duke rraf njerezit me kepuce. Ja pra, ky soj njerezish sot shpalos pikepamjet per kodin zgjedhor te vendit, si duhen strukturuar partite politike, si shprehet me mire vullneti i sovranit etj. Hapu dhe, dmth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *