• |
ide | kryesore

Kodi i ri Zgjedhor/ Mediu: Listat janë mbyllur 90%, miopi nga opozita

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediu


Deputeti Fatmir Mediu, duke folur në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se ka dy vende në Ballkan që nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme: Serbia dhe Shqipëria.

Mediu tha se ne si vend anëtar i NATO-s duhet të plotësojmë të gjitha detyrimet. “Reforma zgjedhore është për qytetarët, që ata të votojnë të lirë dhe ndershmërisht”, tha Mediu, duke shtuar se sot kemi arritur në fazën ku Damian Gjiknuri flet edhe në emrin e opozitës.

Duke folur për koalicionet, Mediu tha se nëse nuk do të ishin prishur koalicionet, sot do të kishim një tjetër mazhorancë.

“Idiotësia për të lënë Parlamentin, idiotësia e bojkotit të zgjedhjeve lokale, bënë që ne sot të jemi në këtë situatë. Duhet të një reformë zgjedhore dhe jo marrëveshje miope, që i shërbejnë vetëm atyre që thonë: a do të jemi ne në Kuvend apo jo?”, tha Mediu.

Referuar formulës së përdorur për listat e kandidatëve, ku 1/3 janë të diksuar, Mediu tha se pothuajse 90 % e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm janë caktuar apriori.

“Kam propozuar që në rastet e koalicioneve të përbëra, jo më shumë se 1/3 e listës së kandidatëve mund të jenë të fiksuar, por kjo të lihej në dorë të partive dhe jo të ishte e sanksionuar. Propozimin që kam bërë kam pasur parasysh mbrojtjen e disa figurave politike, që mund të angazhoheshin në fushatë në të gjithë vendin. Mbyllja e listave me formulën e propozuar është 90%”, tha Mediu.

Lidhur me votën e Diasporës, Mediu tha se është detyrim. “Nuk është vetëm vota e diasporës, por ajo duhej të ishte pjesë e garës. Por me mbylljen e listave, ju ia hiqni këtë mundësi. Kemi mbështetur draftin e propozuar nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, tha Mediu. Ai u shpreh se shoqëria shqiptare ka nevojë të gjenerojë marrëdhënie, por jo me kryetarin e Partisë, por të deputetit me qytetarët.


5 Comments

  1. Boolll se ke gjithe jeten ne kurriz te Partise Demokratike qe zgjidhesh deputet !
    Shko e te votoje populli e eja ne parlament !
    O si dua une ose nuk ka ?!
    Nuk do edi rama o klluf te neje si do opozita ,cfare do besh,cfare do beni ta bojkotoni ?!Kete do se dhe Moisiun e zgjodhe ti,i majte 100 % !
    Edhe gerdecin ja le berishes ne shpine si kosto politikw,nga paaftesia jote,cfare leshin do tani ?!

    1. I vetmi realist është zotëria 14:28. Nuk kam ç’të postoj kur kur jam shprehur në disa lajme të tjera tekstualisht. Fajin e dikujt që dihet kush është (Rama) ja faturojnë doktorit!! Tmerrshme!!

  2. Hipokrit !!!!!!!!!!!! Ju te gjithe kryekurvat e partive doni lista te mbyllura .
    Edhe ti kurve si berisha je , ai e thote hapur ndersa ti hedh gurin dhe fsheh doren , thjesht bene hiopkritin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *