• |
ide | kryesore

Kulmi i sezonit/ Mbi Vlorën turistike, tymnajë gjigande e flakës së plehrave

Arkiva, Kryesore, Lajme


Tymnaja gjigande e blozës mbi Vlorë nisi nga flakët e fushës së vjetër të plehrave në lagjen “24 Maji” dhe këtë të premte të 26 korrikut, në kulmin e sezonit turistik qëndron si re ngjyrë gri, e palëvizur mbi kokat e turistëve.

Malet me plehra në fushën e vjetër rriten me shpejtësi të papërballueshme gjatë ditëve kur qyteti është i mbipopulluar nga turistët dhe djegia e tyre është një “zgjidhje” që ndihmon si bashkinë, që nuk ka kapacitete përpunimi. Megjithatë një variant tjetër është ai që gazi metan që gjendet mes maleve me plehra bëhet shkak për nisjen e zjarreve.

Por shtëllunga e tymit që endet mbi qytet, vjen pikë së pari si njollë për imazhin e Vlorës destinacion turistik. Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale janë shokuese. Video më poshtë tregon se si qyteti është zhytur në një re të madhe tymi që ka arritur deri në det.

Për këtë kartvizitë të shëmtuar për turistët nuk ka folur askush nga autoritetet lokale apo ato në qeveri. Për gazetarët është shpërndarë një mesazh në ëhatsapp që njofton se “në fushën e vjetër ka shkuar një mjet tip “Stalinesk” me zinxhir si dhe 2 mjete vetëshkarkuese nga Ministri e Mbrojtjes. Një mjet tjetër me zinxhir është rrugës duke ardhur”.

Ndërkohë nga opozita ka reaguar menjëherë kreu i PD-së, Sali Berisha. “Ky ishte mëngjesi turistik, tym e blozë i Vlorës! Krim i rëndë mjedisor i bashkisë socialiste!” shkruajti Berisha.

Plehrat depozitohen në fushën e vjetër prej 30 vitesh dhe aty mendohet se janë rreth 400 mijë ton mbetje.

Investimet për një landfill tjetër, atë të Sherishtës janë bërë dhe ky duhej të ishte gati që në qershor 2021, por afati për vënien e tij në punë është shtyrë disa herë. Nga projekti e 20.8 milion euro, që u hodhën për landfillin e ri ishte përfitues edhe Klodian Zoto me kompaninë e tij Integrated Technology Services.

Kompania u sekuestria nga SPAK për skandalin me inceneratorët ndërsa një pjesë e punimeve nuk janë përfunduar dhe kalimi i tij nën kontrollin e Bashkisë së Vlorës ka ngecur duke e bërë të pamundur transferimin e mbetjeve atje.

Lexo edhe: Deliri i Ramës me vlonjatët/ “Do bien në gropën e gjoksit të tyre”

Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion dhe është pjesë e skandalit që preku nivelet më të larta të qeverisë.

Disa ditë më parë, kur fliste me pakënaqësi për shifrat zhgënjyese të turizmit, kryeministri Rama u shpreh se faji ishte i vlonjatëve dhe i gjoksit “me gropë” që kishte rritur çmimet në mënyrë palogjikshme. Por reja e zezë e tymit që endet mbi Vlorë këtë të premte tregon se babëzia dhe paaftësia në qeverisje është një faktor kyç në dështimin e sezonit turistik./Lapsi.al


17 Comments

  1. Te qah apo te qeshesh o i gjati ine ?
    “Boom”-i turistik i nje te marri ….. oi oi oi………..oiiiiiiiiiiiiiiiiii

  2. Ky kryetar bashkie qe eshte sot eshte ti shkerdhesh pragun,kukull muti shanin Lelin por ai e kerkoi elikopterin per fikjen e zjarrit kur ishte kryetar bashkie.

  3. Pse ju vjen keq , e kan votuar si derrat rilindjen , ta gezojne tani . Ishalla ja con tymin neper shtepira.

  4. Keto te medhenjte qe kane punuar shume per turizmin! Ku jane mjetet per shuarjen e flakeve, me siguri jane vjedh bashke me ato te inceneratoreve.

  5. Degradimi dhe perversiteti i administrates amerikane pasqyrohet me qarte se kudo ne Shqiperi duke mbeshtetur nje ganster ne pushtet narkoman e hajdut, vetem per para, duke shkaterruar sistemin politik dhe luftuar opoziten, e duke vrare shpresen dhe te ardhmen e nje populli qe u masakrua nga komunizmi edhe pse enderronte lirine amerikane

  6. Nuk ka fonde per keto tymra. Gjith shteti merret vetem me kush q… me ke. Sot u kapen 3 femra ne durres qe benin sex dhe do futen ne burg. Bravo! Na keni shptu

  7. Ata, bosat e partisë, që janë aty me shekuj, që nuk votohen, që grabisin votat e kandidatëve të tjerë për deputetë që i caktojnë vetë, që bëjnë ligjin, ata të përjetshmit, dhe ata që vijnë e ikin nga politika pa kuptuar as se ku ishin as se ku erdhën, thjesht marrin një dorë lekë çdo muaj dhe kaq.Në këtë mënyrë partia politike kthehet në një mjedis antidemokratik ku ka “zotër” dhe “legena” që ngrejnë dorën.

  8. DILEMA E MARTESËS

    Një burrë donte të martohej por s’dinte kë të zgjidhte mes katër grave pretendente. Kështu i bëri një test inteligjence.

    Burri: Nëse ju jap 20 mijë euro , çfarë do bënit me to?
    Gruaja e parë: Do bëja ca operacione plastike, buzët, cicat, bythët, që të bëhesha sa më e bukur për ty.

    Gruaja e dytë: Unë do blija një makinë që të shëtisnin botën të dy. Pa makinë sot s’ke ku vete!

    Gruaja e tretë: Unë do i investoja ato para që t’i dyfishoja apo trefishoja, e kështu do përdornim për të ardhmen tonë.

    Gruaja e katërt: Më fal, po ti, i ke vërtetë aq para, apo supozon kot?

    Burri: Jo, thjesht po ju bëj një test.

    Gruaja e katërt: S’i paske! Ç’na lodh kot! Edhe pa para, do edhe grua!!! S’jemi në kohën e Enverit!

    Burri: Mirë, atëherë, po zgjedh gruan e parë.

    Gruaja e dytë: Ç’e do atë? Vetëm shpenzime dhe bukuri fallco. T’i ke gomisteri t’a mirëmbash atë?
    Sidoqoftë, kështu pa para, as unë s’të marr! Ku do vesh pa makinë ti! Pa makinë je çun kot!

    Gruaja e parë: Vërtet, nuk të merr njeri ashtu pa para! Unë jo! Paska edhe pretendime, të bëka test!

    Gruaja e tretë: Mirë mor! Ti te gruaja sheh vetëm bukurinë, jo mençurinë, dashurinë?!

    Burri: Pse, ti do të martohesh me mua, vërtet më do?

    Gruaja e tretë: S’martohemi dot! Se unë jam e martuar, po s’ta kam thënë. Por mund të bashkëjetojmë. Unë kam zemër të madhe, mund të mbaj disa!

    Burri: Ou! Paske kurajo! Tani ka dalë dhe ligji i bigamisë, s’mund të bashkëjetojmë me disa partnerë. T’i dashke të më futësh në burg!

    Gruaja e tretë: Po qe për atë punë, mos e ki merak hiç! Se përveç burrit e kam një tjetër dashnor që bashkëjetoj, e di edhe burri!

    Burri: Qënke e papërmbajtshme! Kam dëgjuar për bigami apo poligami, pra që një burrë mban disa gra. Por që një grua mban disa burra, s’kam dëgjuar! Si i’a del? Si mendon t’i kënaqësh të gjithë?

    Gruaja e tretë: Ja ashtu me radhë, me ditë, siç bënte dikur Muhamedi profeti me gratë e veta.

    Burri: Ti dashke burra për 33% të kohës. Po 66% të kohës ça të bëjnë burrat? Të gjejnë edhe ata dashnore të tjera? Apo të shkojnë me “Dorinën”? U prish dynjaja! Me këto mend ju të lini pa martuar. S’po martohem fare! Muhabete kurvash dhe lekistesh!

    1. Shqipëria digjet, rilindja krihet! Plazhet në jug shtrejtë dhe bosh. Suksese në jetë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *