• |
ide | kryesore

Shehaj: Skandaloze mbyllja e listave të deputetëve, por problemi qëndron diku tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se pakti mazhorancë-opozitë për ndryshimin e kodit zgjedhor, që në thelb i mbyll listat e deputetëve, është skandaloz dhe hipokrit.

Shehaj, megjithatë, e sheh problemin e demokracisë në Shqipëri përtej hapjes apo mbylljes së listave për kandidatët për deputetë.

“Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të mbajtur listat e mbyllura është skandaloz, hipokrit dhe sidomos kundër vullnetit të qytetarëve. Deputet jane zgjedhur me votën e qytetarëve dhe jane te detyruar të respektojne vullnetin e qytetarëve. Ju e dini shumë mirë, të gjithë këtu e dinë shumë mirë, që qytetarët shqiptarë duan të votojnë partinë politike por dhe kandidatin. Pavarësisht kësaj, sot ky parlament do votojë për lista të mbyllura.

Por kjo është edhe një hipokrizi njëkohësisht, sepse nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët e këtij Kuvendi, që sot do votojë për listat e mbyllura, të thotë që është në favor të listave të mbyllura.” – u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Kreu i partisë Mundësia deklaroi se megjithëse ndryshimi i kodit për mbajtjen e listave të mbyllura është i dëmshëm, demokracia në vend s’ka ngecur prej tyre.

“Nuk ka dyshim që demokracia në Shqipëri ka ngecur dhe jo se listat jane te hapura apo te mbyllura.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku maxhoranca fiton 90 % të bashkive.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me e korruptuar pavarësisht skandaleve, konsolidon pushtetin politik vit pas viti.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me pothuaj te gjithe ministrat në burg, zv kryeministri në arrati, me të gjitha tenderat dhe koncensionet nën hetim për korrupsion nga SPAK-u, dhe prap qytetarët mendojnë që rrotacioni është pothuajse i pamundur” – u shpreh Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sipas Agron Shehajt, hapja e listave do ishte hap pozitiv, por i pamjaftueshëm. Sipas Shehajt, arsyeja pse rotacioni është i pamundur në Shqipëri është paraja.

“Cila eshte arsyeja pse demokracia eshte vrare dhe e ka bere rrotacionin politik pothuaj te pamundur?

Paratë, paratë, paratë. Paratë dhe pushteti. Paratë që kjo qeveri vjedh përditë, paratë që vijnë nga kapja e ekonomisë, paratë që vijnë nga pastrimi i parave të pista, kjo është arsyeja pse maxhoranca ka 12 vjet në pushtet dhe kjo është arma më e rëndësishme që kjo maxhorancë synon të mbajë pushtetin përgjithmonë.

Fituesin në zgjedhje në Shqipëri nuk e vendosin votat, por paratë dhe perdorimi i pushtetit.

Fiton kush investon më shumë para dhe jo kush krijon më shumë besim tek qytetarët.” – u shpreh Agron Shehaj.

Lexo më tej: Javë mjalti PS-PD, bien dakort edhe për kuotat gjinore në listat e kandidatëve 

Sipas Agron Shehajt, zgjidhja është besueshmëria.

“Perballe parave te korrupsionit te Gjiknurit, Veliajt, Ramës… ne duhet te vendosim besueshmërinë. Besueshmëri përballë parave dhe pushtetit.

Sa më shumë para te hedhin aq me shumë të besueshem duhet të jemi. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të sjellë rotacionin politik, me çfarëdo sistemi zgjedhor dhe pavarësisht parave që ju mund të përdorni.” – u shpreh Agron Shehaj, ndërsa i bëri një premtim mbështetësve të tij dhe partisë së tij të re.

“Ne do ju ofrojmë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar, nje qeveri te pakapur dhe te pakapshme. Kjo është ajo çfarë shqiptarët duan.” – përmbylli Shehaj.


7 Comments

  1. Fajin kryesor o mjeshter e ka bagetia, qe per zbukurim i thone popull! Flisti sa te doni. Kur kjo lloj bagetie eshte mesuar te haje jonxhe, dhe nuk do ta ndroje njehere menune, nuk ke cfare ti besh! Pra me pak fjale, do presim kur bagetia te thote u ngopa!

    1. Sepse barinjte e pd dhe te ps dhe te atij kermes LSI e kan mbajtur gjithmone me jonxhe keto dele te pervuajtura..thellohu i, e dashur..Nuk ka faj vetem populli.sepse vota e tij u numerua ose nuk u numerua sepse kodin keta e bene si ti doje trapi

  2. Shumë debat bëhet për këto listat e hapura!! Nëse GjK e ka kushtëzuar me përqindjet sipas kushtetutës vetëm një ndryshim kushtetues i bën të hapura. E nëse opozita e ka propozuar është mazhoranca që nuk do dhe jo vetëm këtë. Ajo nuk lëviz nga ai kod i 2020. Dhe për këto 3 ndryshime i detyroi GjK sidomos për votën e emigrantëve!! Atëherë nëse opozita s’do ti votojë do t’i votojë mazhoranca!! E çar u fitua?Asgjë!! Rama si diktator që është do bëjë atë që do dhe spyet për opozitën jo e jo por as për ndërkombëtarët e për më tepër Amerikanët!! Atëherë ngelet lëvizje e fortë anti Rama e rilindje!!

    1. boll o kurve partie boll . ik mer te qifsha ropt dhe partine ne bythe
      boll o kar , stambolli digjet dhe ti me berish kurven krihesh?

  3. Dhe paraja e pushtetit behet akoma me rrezikshme sepse nuk blen vetem elektoratin por blen opoziten….e cila po behet edhe me e pabesueshme me inflacionin e akuzave …dhe ketu krijohet iluzioni se do kete rotacion apo me keq.. do kete zhvillimi te demokracise. Tallavaja 34 vjecare do vazhdoje minimumi edh 34 vite tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *