• |
ide | kryesore

Vlorë/ 17-vjeçari plagos me thikë një person me probleme të shëndetit mendor

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Personi i plagosur është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu që kreu aktin është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *