• |
ide | kryesore

Kur mos të jem më në këtë botë, Pandin do e kem dëshmitar/ Lali Eri do ua gjejë një vend të mirë në Sharrë

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS-së, bëri një parashikim për një nga anëtaret e PS-së që hapi dhe Kongresin Zgjedhor.

Ai u shpreh se Kuvendit të ri, nuk do i mungojë përvoja e deputetëve me ndërgjegje dhe përgjegjshmëri, por do t’i duhen dijet e aftësitë e të rinjve.

Rama: Po ja lejon vetes një parashikim që koha do ta tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë më shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo ta kam hapur një problem. Sepse t’i hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi.

Këtë konsiderojë si një favor, meqë the që s’ke pasur asnjëherë një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Elena të bëhet kryetar e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që “e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama”, se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *