• |
ide | kryesore

Më në fund një shpërblim, Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spiropali


Pas vitesh të tëra lëvdatash e serivlosjesh publike, duke e quajtur Edi Ramën nga burrë shteti e deri Skëndërbe, Elisa Spiropali më në fund e ka bindur Skëndërbeun e saj ti japë një post të rëndësishëm shtetëror.

Nga kongresi i PS-së, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, u shpreh Rama para delegatëve të Kongresit të PS.

Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes. ©Lapsi.al 


4 Comments

  1. Per mendimin tim .eshte shperblyer me vonese per ate qfar ka dhen per partine .Ajo meriton postet me te larta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *