• |
ide | kryesore

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit 29 vatra zjarri, 6 prej tyre aktive

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria, vatra, Lurë, zjarr, zjarri,


Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend, ku janë raportuar 29 vatra.

Mësohet se aktualisht janë aktive vetëm gjashtë vatra, pasi është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shkuarja e 23 vatrave të tjera.

Po ashtu njoftohet se vijon puna për izolimin e flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë .

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.

Vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror.
Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, sot vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë.

Pas ndërhyrjes së forcave operacionale të bashkisë Lezhë, të mbështetura nga bashkia Tiranë dhe Forcat e Armatosura vatra është nën kontroll, por vijon puna nga forcat operacionale vendore dhe efektivë të FA.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët.

Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *