• |
ide | kryesore

Paltrinieri vë në dyshim garat olimpike të notit: “Sena e pistë dhe e pasigurtë, është një tallje”

Sport
Paltrinieri


Kampioni olimpik i stilit të lirë 1500 në Rio 2016, Gregorio Paltrinieri, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me gjendjen e lumit Senë, duke artikuluar fjalë që ndoshta shumë notarë i mendojnë. “Po, jemi të shqetësuar. Por vetëm sepse është një vendndodhje që nuk e kemi provuar kurrë. Nuk mund të organizosh një garë kaq të rëndësishme në një vend që nuk e ke testuar kurrë. Ndoshta është ftohtë, ndoshta ka një rrymë sepse është lumë. Me shumë mundësi është i pisët sepse nuk ka kushte për të notuar. Por jam pothuajse i sigurt se do ta bëjnë atje sepse kanë investuar shumë në të, kështu që më duket pak si një tallje”.

Lexo më tejDyshime për keqtrajtim të kuajve: Dujardin humbet Olimpiadën Paris 2024

Paltrinieri i ka dhënë deklaratat e tij për LaPresse, ndërsa në fakt ka një shqetësim të përgjithshëm në lidhje me gjendjen e Senës, e cila do të duhet të presë garat në ujë të hapur. Notari italian do të përfshihet në garë olimpike ku mbron medaljen e bronztë të arritur në Tokio 2020. “Ata e bëjnë – shpjegon kampioni italian – sepse shpenzuan para për të, por nuk na japin mundësinë ta provojmë, apo edhe të garantojnë se është e sigurt”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *