• |
ide | kryesore

Për herë të parë Rama përmend një emër tjetër si kryetar të Partisë Socialiste

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama


Kryeministri Edi Rama për herë të parë, përmendi një emër si kryetarin e ardhshëm të Partisë Socialiste, nga fjala e tij e sotme në Kongresin e partisë.

Ai tha se Elena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.

Rama, Elena Kaci,

(Elena Kaçi, vajza e re e dalë nga Akademia e Partisë Socialiste që mbajti fjalim në Kongres)

“Parti që thonë fjalë tërheqëse se si duhet të jetë Shqipëria, që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lot krokodili ditë natë për shqiptarët duke premtuar ta bëjnë detin kos gjeni, por parti që derdh energji ndërtimtare është vetëm PS.

E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.

Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS.

Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.

Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, u shpreh Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. ©Lapsi.al 


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *