• |
ide | kryesore

Rama: Ministrat të japin llogari nëse kanë futur duart në xhepat e qytetarëve

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij, ka mbrojtur punën e SPAK dhe drejtësisë së re, ku shtoi se sot çdo shqiptar ka mundësinë t’i thotë vetes se ka një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Ai u shpreh se çdo zyrtar, qoftë ai edhe ministër, do të japë llogari nëse ka “futur duart” në xhepat e qytetarëve.

“Jemi këtu për të bërë punë të mira, jo për të ruajtur nga hijet. Kush ka fakte e prova, e ka adresën te SPAK. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin të japë shpjegime, të shkojë e të vijojë punën.
Të mësohen edhe ata që rrinë me kamera sikur po parakalojnë miset dhe do të kuptojnë që kjo është pjesë e sistemit.
Kush ka kujtuar se kjo është një dava do bëhet një lojë nuk e ka idenë se kjo është lufta më e madhe që për herë të parë mund t’i thotë shqiptari vetes se kam shtet dhe ligji është i barabartë për të gjithë, je ministër apo jo, i ke futur duart në xhepat e popullit do të japësh llogari”, tha ai.


5 Comments

  1. Pa tjetër, vetem une jo thote doçi! Te gjithe efsel vafshi, se nuk dini si ti vidhni kata gomere skiptare… Ps: Ai thote skipetar sepse ai nuk e quan veten shqiptar; eshte qen hajdut e tradhetar por jo shqiptar…… bashke me malokun se fundmi!

  2. I kerkon llogari te tjereve kur ke centralizuar çdo pushtet pothuajse sa qoftlargu ? Aq centralizim ke bere , sa pa dijenine tende edhe mizat nuk fluturojne . Hajduti i vetem dhe pergjegjesi i kesaj hajnie te shthurur je ti o i gjati ine .
    Kembet e oktapodit nuk luajne nese i pret koken . Oktapodi i ketij narkoshteti je vetem ti .

  3. Po mirë o bajloz i zi!! Ti nuk i ke futur duart te lekët e popullit???
    Gjithë ministrat po ,e ti jo??? A e ha kush këtë mbroçkull???
    Edhe sikur ti duhet të arrestohesh për paaftësi e neglizhencë të qëllimshme!! Për të mos thënë për politikat e tua qeverisëse që ka larguar 1 milion shqiptarë e që po shkatërron ekonominë reale nga pastrimi i parasë të pistë dhe korrupsioni galopant!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *