• |
ide | kryesore

6.000 Swarovski për një medalje ari olimpike: veshja speciale e amerikanes kushton 3000 dollarë

Sport, Video
Biles


Kampionia e gjimnastikës artistike Simon Biles dhe shoqet e saj të skuadrës u shfaqën me një veshje të veçantë të stolisur me mbi 6000 kristale Swarovski, gjatë kualifikueseve të garës së përgjithshme. Një veshje që u shfaq menjëherë e përshtatshme për 27-vjeçaren nga Columbus Biles, e cila e mbylli testin me 59.5 pikë, rezultati më i mirë ndërkombëtar në tre vitet e fundit.

Nuk bënë më keq as Sunisa Lee, Jade Carey, Jordan Chiles dhe Hezly Rivera, që lejoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shkojnë në finale ekipore me rezultatin më të mirë përpara Italisë.

Lexo më tejParis 2024, sa vlen një medalje? Në Hong Kong një e artë vlen 700 mijë euro, në Indonezi… 5 lopë

Prodhuesit e GK Elite Sportswear shpjeguan se veshja speciale e gjimnasteve amerikane kushton rreth 3,000 dollarë (2,770 euro) duke qenë se përmban 6,539 kristale Swarovski të gjashtë ngjyrave të ndryshme me një dizajn rrjetë në pjesën e sipërme të trupit dhe mëngët, si dhe një pëlhurë kadife në konturet e veshjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *