• |
ide | kryesore

Falsifikimi i dokumenteve, Gjykata e Beratit i ndalon efektivit të udhëtojë jashtë vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-efektivi i policisë, Ledio Ferzaj u paraqit në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së sigurimit, të caktuar ndaj tij. Ferzaj akuzohet se ka falsifikuar dokumenta që lidhen me vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga autoriteti kompetent, lidhur me kërkesat për pajisje me armë gjahu. Masa ndaj tij është zhvilluar rreth orës 15:40 minuta dhe ka vijuar për rreth një orë. Mësohet se gjyqtarja ka vlerësuar të vendosë për ish-policin Ferzaj vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Efektivi u përjashtua nga policia në 9 maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi Ledio Ferzaj i merrte një qytetari para, me pretendimin që t’i mbyllte një çështje. Duke qënë se qytetari kishte edhe precedentë të mëparshëm, zyrtari Ferzaj e shantazhonte se do e fuste në burg dhe më pas i mori një shumë parash.

Më 2 Maj 2014, Ledio Ferzaj u përjashtua nga radhët e policisë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohej se kishte zhdukur pistoletën e një personi të ndaluar për armëmbajtje pa leje nga provat që ndodheshin brenda Komisariatit Nr.2 në Tiranë ku efektivi punonte.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *