• |
ide | kryesore

Kvaratskhelia shpartallon Egnatian: Napoli shumë i fortë për kampionët e Shqipërisë

Sport
Kvaratskhelia


Egnatia sforcohet para ndeshjes së kthimit kundër islandezëve të Vikingur, e vlefshme për kthimin e raundit të dytë të Conference League me një miqësore me Napolin që sjell vetëm prestigjin e një sfide luksi. Asgjë tjetër, sepse si ishte edhe e pritshme, skuadra e Antonio Conte shkatërron kampionët e Shqipërisë me një 4-0 që nuk pranon alibi. Kvaratskhelia ishte protagonist, me një super performancë që futi në krizë Malotën e të tjerët. Në Castel di Sangro, gjeorgjiani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22′, pastaj Politano (30’), Simeone (52’) dhe Ngonge (70’) rrumbullakosën rezultatin.

DISFATË E PARASHIKUAR, POR PËRSE VLEN?

Një tjetër fitore e madhe pa pësuar gol për Napolin e drejtuar nga Antonio Conte, që theu 4-0 Egnatian. Fitorja e tretë në tre miqësore verore për të kaltrit që provuan fillimisht me Lobotka. Pastaj me kalimin e minutave hyri në ritëm Kvaratskhelia. një kombinim i gjeorgjianit me sllovakun solli edhe golin e 1-0, në minutën e 22′. Goditje fluturimthi e Kvaratskhelia që nuk i la asnjë shans Dobjanit. Pas gjysmë ore lojë ishte radha e Politano, që bëri ndeshjen 2-0 duke shfrytëzuar asistin e Di Lorenzo. Edhe Cheddira tentoi disa herë të bënte tris, por pjesa e parë e lojës përfundoi vetëm me dy gola epërsi.

Lexo më tejMe Egnatian nuk luajti, prapaskena e mungesës së Osimhen: Premier League në pritje

Në fillim të pjesës së dytë Conte revolucionarizoi formacionin në fushë, por rezultati ishte gjithmonë pozitiv. Në minutën e 52′ Simeone shënoi me asistin e Zerbini, duke i çuar shifrat në 3-0. Anësori sulmues italian u tregua shumë mirë në pjesën e dytë, duke dhënë asistin e dytë të ditës për Ngonge, që fiksoi pokerin në minutën e 70′. Në fund Napoli e uli ritmin, por Egnatia nuk mundi të bënte asgjë, me të besuarit e Conte që mbajtën portën të pastër për të tretën herë radhazi në këtë parasezon. Egnatia kthehet me një humbje të rëndë, lodhje në këmbë e rrezikun që ta ndjejë në kthimin me Vikingur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *