• |
ide | kryesore

Video/ Ndalet gara e notit, një burrë me rroba banje hidhet në pishinë: momente surreale në Olimpiadë

Sport, Video
Olimpiadë


Një moment krejtësisht surreal ka ndodhur para një prej garave olimpike në pishinën e La Défense Arena, vendi ku zhvillohen garat e notit. Pikërisht ky episod ndërpreu garën e 100 metrave bretkosë për femra në Olimpiadë. Ndërsa notaret ishin gati për të nisur, folësi ndaloi gjithçka për shkak të pranisë së një objekti në ujë.

Kaloi vetëm një moment pas paralajmërimit dhe një burrë u shfaq, i parë drejtpërdrejt në mbarë botën, me një rroba banje me lule, i cili eci përgjatë gjithë skajit të pishinës derisa u zhyt për të nxjerrë një kufje noti nga fundi i pishinës. E kështu nga befasia e të gjithëve u kalua në një sukses të jashtëzakonshëm. Në La Defence Arena me audiencën të entuziazmuar nga ky moment, gazetarët në TV live e pagëzuan menjëherë njeriun si “Bob, the cap Catcher”, “Bob, kapësi i kapelave”.

Kështu, ndërsa atletët ishin tashmë gati, folësi u kërkoi atyre të zbrisnin nga platforma e nisjes dhe të prisnin, duke e ndalur garën: “Është një situatë që ndodh shpesh gjatë garave – shpjeguan organizatorët olimpikë -. Nuk mund të na lejonim të qëndronte aty dhe në atë moment duhej një ndërhyrje e shpejtë dhe vendimtare”.

E thënë e bërë, situata u zgjidh menjëherë, por në një mënyrë krejt të pabesueshme. Në ekranet e drejtpërdrejta televizive në të gjithë botën, një burrë u shfaq papritur me një kostum banje me lule dhe pa hezitim eci përgjatë gjithë skajit të pishinës për të arritur në korsinë ku ishte vendosur kufja në ujë. Ai u zhyt e rikuperoi, duke dalë pastaj nga pishina për t’i lejuar atletët të konkurronin. I panjohuri perfekt, që për më tepër nuk ishte as punonjës në Olimpiadë, i fitoi zemrat e publikut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *