• |
ide | kryesore

Video/ Komentari Ballard shkarkohet pa mbaruar transmetimin: komenti i tij ishte i pafalshëm

Sport, Video
Ballard


Një koment i tepërt në transmetim direkt dhe drejtuesit e kanalit televiziv shpejtuan të shkarkojnë me “efekt të menjëhershëm” komentatorin Bob Ballard. Episodi i pakëndshëm dhe i shëmtuar ndodhi në Eurosport UK gjatë fitores së notareve australianë në 4×100 m stil i lirë në Lojërat Olimpike të Parisit: “Ju e dini se si janë gratë… gjithmonë vërdallë për tu grimuar”.

BATUTA SEKSISTE PËR ATLETET AUSTRALIANE

Bob Ballard e bëri këtë deklaratë aspak elegante ndërsa po përgatitej të komentonte drejtpërdrejt në televizion mbi suksesin e kuartetit australian të femrave në stafetën 4×100 m stil i lirë. Menjëherë pasi katërshja australiane e Emma McKeon, Shayna Jack, Mollie O’Callaghan dhe Meg Harris kishin fituar medaljen e artë në finale, komentatori tha një frazë krejtësisht të pavend: “Beh, gratë sapo mbaruan…”, tha Ballard. “Ju e dini se si gratë… gjithmonë vërdallë për tu grimuar”.

Një batutë në televizion live e Ballard, që la pa fjalë edhe bashkë-prezantuesen, Lizzie Simmonds. Ajo menjëherë e cilësoi komentin e kolegut të saj si “skandaloz”, duke e bërë Ballard të qeshte në transmetim direkt si përgjigje.

SHKARKIM ” ME EFEKT TË MENJËHERSHËM”

Përballë komentit të drejtpërdrejtë televiziv dhe jehonës së menjëhershme mediatike që u përhap në momentet në vijim, për të hequr veten nga sikleti i krijuar, drejtuesit e lartë të Eurosport në Mbretërinë e Bashkuar nuk humbën kohë për të marrë vendimin përfundimtar, i konfirmuar më vonë nga një njoftim për shtyp: shkarkimin e Bob Ballard.

“Gjatë një transmetimi të Eurosport mbrëmë, komentatori Bob Ballard bëri një koment të papërshtatshëm”, thuhet në një deklaratë nga kanali televiziv që transmeton drejtpërdrejt Olimpiadën e Parisit. “Për këtë arsye, ai është hequr nga lista jonë e komentatorëve, me efekt të menjëhershëm.” Një zgjedhje që ishte gjithashtu një përgjigje shumë e ashpër ndaj çdo qëndrimi diskriminues, ofendues apo seksist.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *