• |
ide | kryesore

Video/ Medalje e argjendtë e pastaj propozim për martesë: Federico Maldini befason të fejuarën live në TV

Sport, Video
Maldini


Emocion, medalje argjendi në garën me pistoletë 10 metra dhe propozim martese në qytetin e dashurisë. Një ditë e paharrueshme për Federico Nilo Maldini, 23-vjeçarin nga Bolonja që i befasoi të gjithë duke u renditur i dyti pas kinezit Yu Xie. Fjalët dolën spontanisht gjatë një interviste për Casa Italia: “Thashë se nëse fitoj Olimpiadën do të martohem, argjendi llogaritet si një fitore, kështu që po, nëse ajo dëshiron të martohet me mua po. Carlotta, do të martohesh me mua?”, fillimisht kerkesa para kamerave më pas ardhja e të dashurës dhe skenari klasik (edhe pse me medalje olimpike në qafë sigurisht nuk eshte e zakonshme).

Lexo më tejVideo/ Alen Sherri befason të fejuarën mes festës për Kupën: propozim për martesë në fushë

Me unazën në dorë, Federico i ulur në gjunjë bëri pyetjen më të rëndësishme të jetës me lot në sy, duke parë ngultas nga Carlotta e tij: “Dashuri, do të martohesh me mua?”. Po-ja nuk vonoi shumë për të mbërritur, me shumë emocione nga të dyja palët.

Një ditë e paharrueshme për Federico Nilo Maldini: përmbushja e një ëndrre olimpike dhe një ëndrre dashurie në distancën e pak orëve. Imazhet janë publikuar në profilin e Instagramit të vajzës me të cilën kampioni është i fejuar që nga viti 2020. Më pas Carlotta Pescante komentoi emocionin e fortë: “Vërtet nuk e prisja, e ëndërrova por jo sot. E dëshiroja prej kohësh”. “Do të qaj deri nesër – shtoi vajza –. Pak kohë më parë kishim shkëmbyer unazat të cilën si Tamberi, Nilo e kishte humbur në ujë, por unë e kisha gjetur sërish. Kemi katër vjet bashkë dhe nga sot dita e tij u bë e jona”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *